7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVon Cramon akuzon Vuçiqin se gënjeu për numrin e rasteve me COVID-19...

Von Cramon akuzon Vuçiqin se gënjeu për numrin e rasteve me COVID-19 para zgjedhjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ka gënjyer rreth numrit të rasteve me koronavirus para zgjedhjeve, transmeton Zeri.info

Von Cramon, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Vuçiqi gënjeu vetëm për të zhvilluar fushatën për zgjedhje të qeta dhe sipas saj ai po sulmon brutalisht protestuesit.

“Duket se Vuçiqi gënjeu rreth numrave me COVID-19 për të zhvilluar fushatën të qetë ‘zgjedhore’. Ai nuk mund të fshihet nga realiteti i rritjes së rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të pushteti ka qenë më i rëndësishëm sesa shëndeti. Protesta të mëdha paqësore u mbajtën dje dhe ai po i sulmon brutalisht protestuesit dhe kalimtarët”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ditëve të fundit, në Serbi është raportuar për shtim të rasteve me koronavirus. Vetëm dje u raportuan mbi 10 vdekje për një ditë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments