11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmevokati i popullit Naser Zyberi / Është konstatuar se të burgosurit trajtohen...

vokati i popullit Naser Zyberi / Është konstatuar se të burgosurit trajtohen me kërcënime nga policia e burgjeve dhe personeli tjetër

Avokati i Popullit Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga kontrollet që kanë kryer është konstatuar se burgjet në vend janë të mbingarkuara, të burgosurit trajtohen me kërcenime nga policia e burgjeve dhe personeli i tjetër.

Të burgosurit trajtohen me kërcenime nga policia e burgjeve dhe personeli i tjetër prandaj Avokati i Popullit  do ti kushtoj vëmendje të posaqme që të inkuaroj të burgosrit ti paraqesin këto parregulllsi të keq trajtimeve ndaj tyre.

Zyberi tha se mbipopullim me të burgosur është vërejtur në burgun e Idrizovës, Shtipit, burgun e Shkupit, Tetovës, Strumicës dhe Manastir. Ai si shembull dha burgun e Idrizovës ku në 16m2 janë të vendosur 16 të burgosur.

“Gjatë kontrollit në këtë institucion kemi konstatuar se vendosen 16 persona në një hapësirë, për shembull në hapësirën me 16m2 me 8 krevate janë gjetur 16 të dënuar, ndërsa në hapësirë tjetër me 19m2 janë gjetur 12 persona. Në pjesën më të madhe të hapësirave kushtet janë joadekuate”, deklaroi Zyberi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments