2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaVOA / Takimi i G-7 në SHBA, ndoshta në fund të qershorit

VOA / Takimi i G-7 në SHBA, ndoshta në fund të qershorit

Këshilltari i sigurimit kombëtar amerikan, Robert O’Brien tha të dielën se takimi i Grupit të Shtatëshes do të zhvillohet në fund të qershorit, nëse udhëheqësit vendosin të mblidhen fizikisht.

Në muajin mars, Presidenti Donald Trump e anuloi mbledhjen e G7s të planifikuar për në 10 qershor, në një kohë që koronavirusi po përhapej kudo në botë dhe udhëtimet ndërkombëtare ishin kufizuar.

Presidenti tha të mërkurën se ai mund ta hedhë përsëri idenë e një takimi ballë për ballë të udhëheqësve të G7s afër Uashingtonit, duke thënë se kjo do të dërgonte mesazhin se bota po rikthehet në normalitet.

“Samiti i G7s, nëse ndodh fizikisht dhe ne mendojmë se do të ndodhë, do të mbahet në fund të qershorit,” tha zoti O’Brien në televizionin CBS.

O’Brien tha se ai beson se kryeqyteti amerikan është afër pikut të rasteve me koronavirus dhe se Shtetet e Bashkuara do të donin të mbanin një samit ku udhëheqësit të merrnin pjesë personalisht nëse situata e lejon.

Megjithatë, Dr. Deborah Birx, koordinatore e grupit të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë tha të Premten se zona metropolitane e Uashingtonit ka përqindjen më të lartë të testimeve pozitive në të gjithë vendin.

Ajo tha se u ka kërkuar Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të punojnë me zyrtarë në Uashington, Çikago dhe Los Angeles për të gjetun arsyen se përse ka një shtim të rasteve me koronavirus.

Zoti O’Brien tha se ai beson se udhëheqësit e G7s do të preferonin të takoheshin personalisht sesa me video-konferencë.

“Presidenti e ka bërë ftesën dhe deri tani kemi patur një përgjigje të shkëlqyer,” tha ai.”Sa i përket logjistikës, do të sigurohemi se të gjithë do të testohen. Do të sigurohemi se mjedisi është i sigurt, nëse udhëheqësit vendosin të vijnë. Por do të donim t’i presim ata në Uashington”, tha ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur i hapur për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për një takim personal të Grupit të Shtatëshes, nëse situata e epidemisë e lejon,” tha një zyrtar i presidencës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments