10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeVOA / Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker në Shkup

VOA / Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker në Shkup

Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë, Philip Reeker, i cili ka qenë ambasador në Maqedoninë e Veriut dhe i njeh mirë rrjedhat në rajon, nxiti autoritetet në Shkup që të vijojnë me reformat e nevojshme, në veçanti ato në gjyqësor.

Zoti Reeker ishte shumë i drejtpërdrejtë gjatë një konference shtypi në lidhje me rolin dhe angazhimet e partive politike për reformat:

Sikurse në çdo demokraci, roli i opozitës është i rëndësishëm, por opozita duhet të jetë konstruktive. Dhe koha për lojra politike e luajtja me qytetarët dhe idetë e perspektivat e tyre ka përfunduar,” u shpreh zyrtari i lartë amerikan, duke theksuar më tej: “Mesazhi im është i qartë, Rreshtohuni dhe çojini gjërat përpara për të mirën e shtetit”.

Zoti Reeker tha më tutje se “Maqedonia e Veriut po përmbush synimet dhjetravjeçare që kanë të bëjnë me integrimin euroatlantik, për çka tha se “ka një rëndësi të madhe për vetë qytetarët”.

Ndihmës-Sektreari Reeker theksoi se SHBA duan të bashkëpunojnë me të gjitha partitë politike në vend, ndërsa vuri në dukje mesazhet e Presidentit Trump dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo se “dëshirojnë të shikojnë përpjekje konstruktive”.

“Ligji për prokurorinë e posaçme duhet të miratohet, në mënyrë që edhe Bashkimi Evropian ta ketë më të lehtë për hapjen e bisedimeve”, për çka edhe një herë ai nënvizoi nevojën e domosdoshme të angazhimit të opozitës.

Ai foli edhe për sundimin e ligjit, “për të cilën ka shumë nevojë Maqedonia e Veriut sepse opinioni publik pret vazhdimin e hetimeve dhe që të dëshmohet se askush nuk qëndron mbi ligjin”, u shpreh ai.

Kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria e tij është përkushtuar tërësisht ndaj zbatimit të axhendës së reformave të kërkuara nga BE-ja dhe se janë arritur, sipas tij, rezultate konkrete në ato fusha, siç ka kërkuar Brukseli. Ai tha se është i hapur për bashkëpunim me opozitën për t’i plotësuar interesat strategjike të vendit.

Autoritetet qeveritare në Shkup besojnë se në tetor do të marrin datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Për këtë e kanë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Edhe Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn i cili ishte të enjten në Shkup u shpreh me tone shopresëdhënëse se Maqedonia e Veriut mund të marrë në tetor dtën për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Ndërkaq, kreu i opozitës, Hristijan Mickovski tha në një konferencë shtypi se do t’i shpjegonte zotit Reeker se “kush në të vërtetë po luan lojëra politike që zyrtari amerikan të marrë vendime të drejta”. Opozita maqedonase kundërshton çdo ngritje në detyrë që do të mund t’i bëhej prokurores së posaçme Katica Janeva në prokurorinë publike.

Zoti Reeker u takua edhe me grupin e tetë deputetëe të shkëputur nga VMRO-DPMNE-ja, me Ali Ahmetin e BDI-së dhe me kryetarin e parlamentit e me presidentin e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments