9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeVOA / Mbi 150 shqiptarë në policinë e Nju Jorkut (VIDEO)

VOA / Mbi 150 shqiptarë në policinë e Nju Jorkut (VIDEO)

Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë mbi 150 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”. Të mbledhur të hënën në mbrëmje në mjediset e departamentit të policisë së Nju Jorkut ata kremtuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit në qytetin më të madh të Amerikës si dhe festën tradicionale “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë,

NYPD – Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, eshte i themeluar më 23 maj të vitit 1845, dhe është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut. Së bashku me policiët shqiptaro amerikanë erdhën për të festuar festën “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare”, edhe kolegët e tyre nga uniformat blu, si dhe zyrtarët e lartë të NYPD. Në ceremoni ishin edhe përfaqësues të njohur të komunitetit shqiptar. Tahir Kukaj, Kapelan i Departamentit të Policisë në NYC, mbajti një fjalim përshëndetës. “Jemi këtu të falenderojmë Zotin që na bëri komb të veçantë, duke ardhur dhe shijuar cilësinë e jetës dhe respektin e kombit më të mrekullueshëm në botë që është kombi amerikan dhe që ky grup i yni të jetë pjesë e departamentit më të mrekullueshëm të policisë në tokë, atë të Nju Jorkut”, tha kapelani Tahir Kukaj.
James P. O’Neill – Komisioner i Policisë së Qytetit të New York-ut, i cili nuk falëminderojë vetëm policiët shqiptaro amerikan por edhe komunitetin shqiptar tha se : “Kjo ceremoni në NYPD, është edhe për të njohur kontributet e oficerve të NYPD, por edhe të komunitetit Shqiptaro Amerikan në New York City” . Shefi i Patrullës, Rodney K. Harrison, u nderua me pllakën dhe çmimin “Shefi i Vitit”, ndërsa poliici shqiptaro amerikan nga uniformat blu të Policisë së Nju Jorkut – NYPD, Polici Amir Pali u nderua me pllakën dhe çmimin “Polic i Vitit”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments