VOA / Francezët vazhdojnë protestat kundër pasaportave të vaksinimit

48

Mijëra protestues po marshojnë përsëri në të gjithë Francën kundër kartës dixhitale të vaksinimit kundër COVID-19 që kërkohet për të hyrë në restorante, kafene, mjedise kulturore e sportive.

Për të gjashtën të shtunë radhazi, protestuesit denoncuan atë që ata e shohin si një kufizim të lirisë së tyre. Kritikat kanë qënë të shumta për atë që protestuesit thonë se qeveria franceze në njëfarë mënyre përmes rregullave të pajisjes me kartë vaksinimi po e bënte të detyrueshëm vaksinimin.

Në Paris, katër demonstrata u organizuan nga grupe të ndryshme. Ndërsa gjetkë në Francë mbi 200 protesta po zhvilloheshin të shtunën.

Pavarësisht protestave, sondazhet kanë treguar se shumica e francezëve e mbështesin kartën e vaksinimit. Në Franë më shumë se 40.5 milion njerëz ose 60% e popullsisë është e vaksinuar plotësisht. Që nga korriku Franca po shikon një rritje ifektimesh me rreth 22,000 në ditë.