11.1 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO: LSDM s’mund të sjellë fabrikë për vetura plastike të fëmijëve, e...

VMRO: LSDM s’mund të sjellë fabrikë për vetura plastike të fëmijëve, e le më për vetura elektrike

Nga VMRO-DPMNE sot sërish kanë reaguar pas dështimit të projektit për ndërtimin e fabrikës së automjeteve elektrike në Tetovë të kompanisë “E-GO”, përcjell TV21. Nga kjo parti për dështimin akuzojnë LSDM-në, ndërsa kërkojnë llogari nëse qeveria ka paguar ndihmën e premtuar shtetërore ndaj kompanisë.

“LSD nuk mund të sjellë fabrikë për vetura plastike për fëmijë, e le më për vetura elektrike, u dëshmua se sa kuadër janë. Gënjeshtra për fabrikën e automjeteve elektrike në Tetovë shpërtheu si tullumbace e fryrë.
Nuk ka as fabrikë, as vetura, thjesht ka para të shpenzuar publike për promovim të ndonjë investitori. Nga fabrika e veturave, përveç njoftimeve, skenës dhe lopatave, mbeti edhe ndihma e premtuar shtetërore, të cilën qeveria e ka premtuar në disa raste dhe për të cilën nëse është paguar, do të pasojë përgjegjësia”, thonë nga VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments