10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-ja nga nesër paralajmëron protesta të përditshme

VMRO-ja nga nesër paralajmëron protesta të përditshme

Derisa Qeveria ta vendos në shqyrtim publik “udhërrëfyesin” për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, VMRO-DPMNE do të protestojë çdo ditë nga ora 15.00 deri në ora 17.00, në tre lokacione në kryeqytet- në udhëkryqin përballë qendrës tregtare “Mavrovësja”, para Kuvendit, te godina e ish “Nova Makedonisë” dhe në dhjetë qytete të tjera. Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski thotë se ka informata që udhërrëfyesi i cili mbahet sekret nga Qeveria, vendos në negociata identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Problemin dypalësh që ne e kemi me Sofjen zyrtare, ndërsa ka të bëjë me ekzistimin e popullit maqedonas, kulturën, traditat, gjuhën maqedonase, luftën anti-fashiste, praktikisht të gjitha këto probleme që i përmban deklarata e miratuar nga Kuvendi bullgar do të jenë praktikisht problem që do e kemi ne me BE-në. Problemi nga dypalësh, do të shndërrohet në problem mes Maqedonisë dhe BE-së”- deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski foli edhe për zgjedhjet lokale. Ai tha se për momentin po shqyrtohen emrat mbi 40 kandidatëve potencial të VMRO-DPMNE-së për kryetar komunash. Ai tha se emrat  do të publikohen deri në fund të muajit korrik, ndërsa për kandidatin për kryetar të qytetit të Shkupit në muajin shtator.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments