VMRO-DPMNE duke komentuar letrën e BDI-së drejtuar faktorit ndërkombëtar për destabilizime të mundshme në vend nëse cënohet gjuha shqipe, thotë se integristët bashkë me LSDM-në kërcënimet i kanë vetëm në letër.
Bëjnë thirrje që dy partitë të jenë opozitë konstruktive.
“BDI-ja përveç kërcënimeve nuk u ka mbet asgjë tjetër për të bërë. Ata dhe LSDM-ja veprojnë të munguar, të deziorientuar dhe të nervozuar. Provuan me tensione etnike – nuk u kaloi, thanë do të ketë protesta – asgjë nuk ndodhi, tani nisin të kërcënojnë. Kërcënohet vetëm njeriu i frikësuar. Përgjigja jonë është që BDI-ja duhet të mësohet të jetë opozitë konstruktive”, thanë nga VMRO-DPMNE.