10.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE:SHTRENJTIMI I RRYMËS SA ”DY FATURA TË REJA NË NIVEL VJETOR”!

VMRO-DPMNE:SHTRENJTIMI I RRYMËS SA ”DY FATURA TË REJA NË NIVEL VJETOR”!

VMRO-DPMNE ka reaguar pas shtrenjtimit të energjisë elektrike.Ata thonë se energjia elektrike, përveç shtrenjtimit bazik , shtrenjtohet plotësisht edhe në bazë të heqjes së tarifës së lirë ditore. Që do të thotë, rritja totale është mbi 15%.

Kjo do të thotë se një familje e cila ka paguar  2000 denarë në muaj për rrymë tani do të paguajë 2300 denarë plus TVSH. Po të kemi parasysh që shkalla e ulët e TVSH-së do të kthehet në mënyrën paraprake gjatë vitit të ardhshëm, goditja ndaj  buxhetit të familjes do të jetë edhe më e madhe.Zaevizmi ua shtrenjtoi rrymën qytetarëve. Kjo rritje është sa dy fatura të reja në vit.

Nga partia më e madhe opozitare thonë se  akoma më keq janë kompanitë që sigurojnë energji elektrike në tregun e hapur. Sot paguajnë çmim disa herë më të lartë dhe janë në  skaj të egzistencës… Kujtojmë se nga gushti 2020 e deri më sot çmimi i energjisë elektrike është rritur në mënyrë komulative për rreth 40%.

Për të qenë edhe më tragjike, me gjithë këto rritje, MEPSO dhe ELEM u shëndruan në humbës. ELEM-i ka  nivel më të ulët rekord të energjisë elektrike të prodhuar në vend, nuk ka thëngjill të mjaftueshëm dhe rezervuarët janë bosh, ndërsa MEPSO ilegalisht merr energji elektrike nga rrjeti evropian./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments