Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e parë të muajit tetor në mënyrë që të respektohet Kushtetuta. Sipas tyre, ajo që mund të anulohet është regjistrimi i popullisisë. Një reagim i tillë vjen pasi që Zaev paralajmëroi ndryshime ligjore që do të shtynin zgjedhjet.
Zaev theksoi se ligji parasheh që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor, por nëse fushata zgjat 20 ditë, atëherë edhe fushata edhe regjistrimi do të zbatohen në një kohë. Sipas Zaev, 31 tetori mund të jetë datë e mundshme për zgjedhjet lokale.
Nga VMRO-DPMNE. reagojnë duke thënë se kryeministri nuk mund të deklarojë për datë për zgjedhje pa u konsultuar me partitë tjera politike.
“Ajo që Zaev del për datë për mbajtjen e zgjedhejve pa u konsultuar me partitë tjera politike edhe një herë e vërteton se Zaev ka frikë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, frikësohet nga gjykimi i popullit he kërkon mënyra për t’i anuluar zgjedhjet”, thonë nga VMRO-DPMNE.