16.5 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: TEATËR ME SHKARKIMIN E DIMOVËS

VMRO-DPMNE: TEATËR ME SHKARKIMIN E DIMOVËS

Teatrin që janë duke e bërë LSDM-ja, Lidija Dimova, Lupco Nikolovski dhe Zoran Zaevi ka vetëm një qëllim, që të defokusohet opinioni nga krimi që është bërë në Agjencinë Kombëtare – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke kërkuar që përvec dorëheqjes Dimova të përballet edhe me përgjegjësi penale.        

“Është një përplasje qesharake nëpër media, nëse Dimova do të dorëhiqet apo jo, nëse Qeveria do ta shkarkojë apo jo. Është një teatër për qytetarët, që të mendojnë se kjo Qeveri është e përgjegjshme dhe e ndershme” tha Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Araovski

Nga Qeveria kanë paralajmëruar se angazhimi I saj do të jetë deri në seancën e radhës, për shkak se sic ka shkruar në rrjetet sociale Zv/Ministri I ngarkura për luftë kundër Korrupsionit Lupço Nikollovski, do të dorëzohet propozim për shkarkimin e saj.

“Drejtorja Lidija Dimova, vlerëson se nuk duhet të dorëhiqet, por unë kam qëndrim të kundërt. Në seancën e ardhshme të Qeverisë do të kërkojë dorëheqjen dhe shkarkimin e Drejtores së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe mobilitet” ka shkruar Lupço Nikolovski në fejsbuk

Kohë më parë, Dimova në një press-konferencë ka theksuar se nuk do të dorëhiqet dhe se për programin “Erazmus Plus” mund të aplikojë cdokush. Rastin është duke e hetuar edhe Policia Financiare dhe Komisioni Antikorrupsion, kurse po hetohet edhe nga Komisioni Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments