7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Takimi Mickoski-Kovaçevski do të jetë tet-a-tet, do t’i paraprijnë bisedime me...

VMRO-DPMNE: Takimi Mickoski-Kovaçevski do të jetë tet-a-tet, do t’i paraprijnë bisedime me deputetë, me partitë në koalicion dhe KE të partisë

 Në Klubin e deputetëve të mërkurën do të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Siç informojnë nga VMRO-DPMNE, takimi do të jetë tet-a-tet.

“Deri tek takimi, kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickoski do të bëjë konsultimet të gjera me Grupin e deputetëve, partitë pjesë e Koalicionit dhe Komitetin ekzekutiv të partisë. Qëndrimi i partisë është se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, ky Kuvend nuk ka legjitimitet për një hap të tillë”, potencojnë nga partia opozitare.

Presim, siç potencojnë nga partia, Kovaçevski të dalë nga pengmarrja e BDI-së dhe të pranojë të bisedojë për periudhën çfarë pas faktit se ndryshimet kushtetuese nuk do ta kenë shumicën e nevojshme.

Qeveria sot kumtoi se kryeministri Kovaçevski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski të mërkurën në orën 11 në Klubin e deputetëve do ta mbajnë takimin e paralajmëruar.

Nga Qeveria kumtuan se në takim do të bisedohet para së gjithash për vendimet që duhet të merren në Kuvend me qëllim të vazhdimit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë aktorëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinje me të gjithë fqinjët tanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments