10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE / Sjellja e Pendarovskit mbi problemin me Bullgarinë është e papjekur(...

VMRO-DPMNE / Sjellja e Pendarovskit mbi problemin me Bullgarinë është e papjekur( video)

Opozita VMRO-DPMNE sot sulmoi Presidentin e vendit, Stevo Pendarovski, sepse mbrëmë në intervistën për emisionin “360 gradë” në Alsat ai deklaroi se nuk ka ndërmend të vendos deklaratën e Bullgarisë në takimin e liderëve në mbledhjen e ardhëshme. Si shtesë në votimin unanim të BE për të filluar negociatat.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikoloski akuzoi Pendarovskin që bashkëpunonte me LSDM-në dhe se ai dhe Zoran Zaev nuk donin të diskutonin “çështjen më të rëndësishme kombëtare për Maqedoninë”.

Nikoloski tha në konferencë për shtyp: “Dje, Presidenti Stevo Pendarovski, siç duket në koordinim me LSDM-në, njoftoi se nuk ka ndërmend të vendosë çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë dhe integrimin evropian në axhendën në mbledhjen e ardhshme të lidershipit. Ai me zë të lartë tha se nuk do ta vendosë këtë çështje në rendin e ditës, sepse LSDM nuk pajtohet që ajo të vihet në rendin e ditës. Pra, LSDM, Zaev dhe Pendarovski nuk duan të flasin për momentin për çështjen më të rëndësishme kombëtare për Maqedoninë.

Kjo është sjellje e papjekur dhe tejet e dëmshme që mbështet vetëm dyshimet që kemi për një kohë të gjatë që e gjithë kjo ka një prapavijë.

Me këtë rast, unë i bëj thirrje Pendarovskit që të ndalojë së qeni zëdhënës për politikat e Zaev, të kapërcejë veten dhe të marrë rolin që ai ka si president i vendit dhe ta ngrejë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të lidershipit dhe të diskutojë mbi integrimin evropian të vendi për sa i përket dokumentit bullgar dhe kushteve me të cilat përballet Maqedonia “.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments