Gjatë debatit parlamentar për Buxhetin, VMRO-DPMNE do të propozojë një amendament që do t’i lirojë të gjithë punëtorët e mediave nga obligimet në bazë të kontributeve.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, në një konferencë për media.
Sipas tij, për këtë tani është e nevojshme të sigurohen mjetet, në mënyrë që më pas të rregullohet me akte ligjore dhe nënligjore.
Implikimet e kësaj mase, siç tha Mickoski, do të kërkojnë rreth 10 milionë euro.