15.9 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Nuk e mbështesim ligjin për të prekurit nga Koçani për shkak...

VMRO-DPMNE: Nuk e mbështesim ligjin për të prekurit nga Koçani për shkak të hipokrizisë së LSDM- dhe Filipçes

“Maqedonia është rrënuar dhe degraduar gjatë shtatë viteve të qeverisjes së LSDM-së dhe Venko Filipçes, deri në atë masë sa nuk njihet më,” deklarojnë nga VMRO-DPMNE duke sqaruar arsyet pse nuk e mbështesin Ligjin për të prekurit nga tragjedia në Koçani.Sipas partisë opozitare, Filipçe dhe LSDM janë përgjegjësit kryesorë për shpërbërjen e sistemit shtetëror. “Çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë paaftësinë, hipokrizinë dhe dyfytyrësinë e tyre. Nuk ka asgjë të sinqertë tek ata – e përqeshin popullin në fytyrë.”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments