11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga Spasovski për grabitjen në depon e armëve të...

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga Spasovski për grabitjen në depon e armëve të policisë së Ohrit

Spasovski nuk është në gjendje t’i mbajë municionet dhe bombat e MPB-së, arma e tij është vjedhur nga një depo e policisë dhe ai ka dy ditë që hesht, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

“Ose është krejtësisht i paaftë ose grabitja është bërë me amin e tij. Rreth 50 bomba, granata dore, municione dhe armë të tjera janë vjedhur nga magazina e policisë në Ohër, e cila është objekt policor, që duhet të jetë vendi më i sigurt në Ohër. Dhe 2 ditë pas grabitjes Spasovski hesht.

Cila është garancia që kanë qytetarët se Spasovski mund ta mbajë sigurinë, kur nuk mund të mbajë as armët policore? Si mund të ndihen qytetarët të sigurt dhe të mbrojtur kur policia vidhet nga oborri, e askush nuk di gjë.

Problem shtesë është fakti dhe pyetja, kujt i duhen kaq shumë bomba, granata dore, municione dhe armë? Ku do të përdoren armët e vjedhura nga policia e Ohrit dhe cilat janë krimet?

Vjedhja në stacionin policor në Ohër është një shuplakë e rëndë për MPB-në Spasovski dhe Kovaçevski. Vjedhja e armëve nga stacioni tregon se sa të paaftë janë Spasovski dhe Kovaçevski.

Spasovski duhet të marrë përgjegjësi. Jepni dorëheqje menjëherë”, tha VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments