6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Ka mundësi që Kovaçevski të mos jetë i informuar për konsujt...

VMRO-DPMNE: Ka mundësi që Kovaçevski të mos jetë i informuar për konsujt sepse partnerët e koalicionit e konsiderojnë të parëndësishëm në politikën kadrore

Si emërohen konsujt dhe si dërgohen jashtë vendit? Kjo është një temë që po shqetëson opinionin maqedonas. Për opozitën VMRO-DPMNE, qeveria u ngatërrua në skandalin e emërimit të konsujve në Nju Jork dhe Çikago.

– Pasi disa media të bazuara në burime qeveritare konfirmuan se Qeveria në një seancë të mbyllur ka emëruar prezantuesen televizive Besmira Ejupi si konsull të përgjithshëm në Nju Jork dhe Petrit Musliun për konsull të përgjithshëm në Çikago, sot qeveria në mënyrë të ngathët e përgënjeshtron. Fjala vjen, përgënjeshtrimi është i pjesshëm, gjegjësisht i referohet vetëm zgjedhjes së Besmira Ejupit, e jo Petrit Musliut, djalit të analistit proqeveritar Albert Musliu, thuhet në komunikatën e partisë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo hap dilema të reja.

  • E para, a e gënjen qeveria opinionin maqedonas, tani që ka shpërthyer skandali dhe po tenton të falsifikojë dhe fshehë vendimet nga seanca e mbyllur, sepse mediat e kanë konfirmuar lajmin nga disa zgjedhje qeveritare më parë? Së dyti, pse kanë pritur 24 orë për të mohuar lajmin dhe a ka pasur ndonjë abuzim gjatë atyre 24 orëve? E treta, pse mohojnë vetëm zgjedhjen e Besmira Ejupit, e jo zgjedhjen e Petrit Musliut, djalit të analistit Albert Musliu, që mund të jetë një rast më skandaloz? Heshtja do të thotë miratim. Së katërti, sipas cilit kriter është zgjedhur djali Musliu konsull në Çikago dhe nëse në zgjedhje ka qenë vendimtare veprimtaria e babait të analistit Musliu në periudhën e kaluar në mbrojtje të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së?, pyesin opozitarët.

Ata vlerësojnë se është e turpshme dhe tejet nënvlerësuese që pengu Kovaçevski, siç thonë ata, fshihet dhe hesht për këtë skandal “që tregon se diplomacia e LSDM-së dhe BDI-së udhëhiqet nga një prezantues i lajmeve dhe nepotizmit”. Po lëmë hapësirë, shtuan nga opozita, Kovaçevski nuk ishte fare i informuar sepse partnerët e koalicionit e konsiderojnë të parëndësishëm në politikën kadrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments