13.2 C
Tetovo
E hënë, 3 Nëntor, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE ka 54 kryetarë komunash, VLEN– 9, LSDM – 8, AKI– 5,...

VMRO-DPMNE ka 54 kryetarë komunash, VLEN– 9, LSDM – 8, AKI– 5, ndërsa ZNAM-1!

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas rezultateve nga të dy raundet e zgjedhjeve lokale, do të ketë kryetarë komunash në Shkup dhe në 54 komuna të tjera.

E dyta për nga numri i komunave të fituara është koalicioni VLEN, me nëntë kryetarë komunash. Koalicioni i LSDM-së do të drejtojë gjashtë komuna, koalicioni AKI– katër, ndërsa Lëvizja ZNAM dhe Unioni i Romëve do të kenë nga një kryetar komune secila. Një komunë do të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur.Në raundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajt dje, qytetarët votuan për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërkaq, më 19 tetor, në raundin e parë, u zgjodhën 44 kryetarë komunash.

Në katër komuna – Gostivar, Vrapçisht, Centar Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë – nuk u zhvillua votimi dje, për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme të votuesve në raundin e parë. Për këtë arsye, në këto komuna do të zhvillohet një proces i ri zgjedhor brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025.Këto janë zgjedhjet e teta lokale në vend dhe të katërtat në të cilat njëkohësisht zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshillat komunalë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Në Zgjedhjet Lokale 2025 morën pjesë gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe qytetarësh, përkatësisht kandidatura të pavarura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments