8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE-ja i reagon BDI-së: Autostrada për Kosovë ende në fillim, Tetova pa...

VMRO-DPMNE-ja i reagon BDI-së: Autostrada për Kosovë ende në fillim, Tetova pa ujë dhe e ndotur ju harxhoni 500.000 euro për festa

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, për kritikat që kjo e fundi i drejtoi ndaj tyre për mospjesëmarrje në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kanë dërguar kritika, pasi siç thonë, “BDI-ja në vend se të jetë parti e gjelbër moderne, kthehen 20 vjet në të kaluarën, gjuajnë para të popullit dhe udhëheqin parada”.

“Tetova është qyteti më i ndotur në Maqedoni gjatë kohës së dimrit, kurse gjatë verës ka mungesë të ujit. Çairi është Meka e ndërtimeve ilegale dhe kaosi në urbanizëm. Disa kilometra autostradë për Kosovë ende janë në fillim, nuk ka investime, nuk ka kushte më të mira për jetë, kurse tash dy dekada shohim të njëjtat persona të cilët i gënjejnë dhe vjedhin shqiptarët në Maqedoni, me çka e përsëritin vitin 2001”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Ky reagim vjen pasi BDI ka dërguar kritika deri te partitë opozitare për mospjesmarrje në manifestimin e shënimit të 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments