11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE i përgjigjet ambasadores amerikane në Shkup, Agelerit për planin e integrimit...

VMRO-DPMNE i përgjigjet ambasadores amerikane në Shkup, Agelerit për planin e integrimit në BE.

VMRO-DPMNE është e vetëdijshme për interesin e publikut në planin e integrimit evropian të Maqedonisë,  kjo u theksua nga opozita pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler, një ditë më parë në një intervistë televizive tha se do të ishte e kënaqur të dinte se çfarë zgjidhjesh ofron opozita për ndryshimet kushtetuese, shkruan Alsat.

“Si parti politike, ne kemi konfirmuar se në zgjedhjet e ardhshme do të ofrojmë zgjidhjen, që mbi të gjitha do të thotë Bashkimi Evropian për Maqedoninë përmes integrimit dhe identitetit. Integrimi do të thotë se nuk ka kritere të dyfishta, bisedë për të drejtat e njeriut, dhe kur kjo çështje tashmë po ngrihet, ne duhet të flasim gjithashtu për të drejtat e njeriut të maqedonasve në Bullgari”, tha Marija Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Sipas analistit politik Bllagojçe Atanasovski, procesi i ndryshimeve kushtetuese mund të komplikojë përbërjen e qeverisë së ardhshme politike, dhe nuk përjashton mundësinë e zgjatjes së mandatit të zgjedhjeve teknike dhe madje edhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Nëse pas zgjedhjeve më 8 maj nuk mund të krijohet qeveri politike, sepse nuk do të ketë shumicë parlamentare, hapet rruga për të ashtuquajturin skenar bullgar, Maqedonia të mos ketë krijuar një pushtet ekzekutiv politik, domethënë të funksionojë me një qeveri teknike”, theksoi Blagojçe Atanasovski, analist.

Sipas Atanasovskit, në rast se shmanget opsioni për zgjedhje të reja, përbërja parlamentare do të vihet nën presion t’i vendos ndryshimet kushtetuese në rendin e ditës.

“Ne ndoshta do të kemi një përbërje parlamentare pas 8 majit, e cila patjetër do të merret me votimin e ndryshimeve kushtetuese, dhe më pas do të formohet një Qeveri politike kushtimisht thënë, nëse ajo do të jetë një Qeveri klasike politike e këtyre partive politike, që do të sigurojnë një shumicë prej 61 deputetësh ose një Qeveri e gjerë e shpëtimit kombëtar, ku të gjitha partitë politike, me përjashtim të së Majtës, do të merrnin pjesë për të ndarë përgjegjësinë”, u shpreh Blagojçe Atanasovski, analist.,

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, ambasadorja Ageler tha se Shtetet e Bashkuara do të zhgënjeheshin nëse nuk do të miratoheshin, por se Uashingtoni do të ndihmonte ende aspiratat evropiane të vendit në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments