15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Aktgjykimet gjyqësore do të merren ashtu siç i përgjigjet pushtetit

VMRO-DPMNE: Aktgjykimet gjyqësore do të merren ashtu siç i përgjigjet pushtetit

“Me LSDM-në në pushtet vjen koha kur aktgjykimet gjyqësore do të merren ashtu siç i përgjigjen Zaevit.

Me LSDM-në në pushtet kemi kohë të krimit, mafias dhe korrupsionit.

Me LSDM-në në pushtet gjykatësit marrin vendime selektive në dobi të pushtetit.

Pushteti do të qërrojë hesapet me ata që nuk mendojnë njëjtë përmes gjykatës, do të porositen akuza, do të montohen raste, do të zgjedhen prokurorë dhe gjykatës të dëgjueshëm, do të amnistohet krimi.

Zoran Zaev dhe LSDM-ja në kumtesën e ardhshme të tyre sterile le të përgjigjen se kush është përgjigjur për krimin në shtet derisa ata janë në pushtet. Ata që duhet të përgjigjen janë më afër në prehërin e Zoran Zaevit.

VMRO-DPMNE-ja kërkon revizion të tërësishëm të aktgjykimit gjyqësor për fatkeqësinë e komunikacionin në “Mleçen”, i cili përfundoi me pasoja fatale. Revizioni është diçka që më së paku mund të zbatohet në këtë moment dhe të nxjerret drejtësia në sipërfaqe, ndërsa familja e pikëlluar thjeshtë të marrë drejtësinë në anën e saj.

Por, për fat të keq, ky nuk është rasti i parë i padrejtësisë, ka më shumë. Paradokohe ishte edhe aktgjykimi për vrasjen e një basketbollisti të ri në Lisiçe të Re, ku po ashtu edhe aty nuk është kënaqur drejtësia dhe opinioni reagoi ashpër për aktgjykimin e njëjtë.

Kjo Qeveri e LSDM-së është më e korruptuara, e cila vetëm merr sjell aktgjykime ashtu siç i përgjigjet Zoran Zaevit dhe mafias në pushtet.”

Thonë nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments