24.7 C
Tetovo
E diel, 20 Korrik, 2025
BallinaLajmeVLEN: Shkup-Bllacë hyn në fazën përfundimtare! BDI: Autostrada, peng i lojërave politike...

VLEN: Shkup-Bllacë hyn në fazën përfundimtare! BDI: Autostrada, peng i lojërave politike të qeverisë

Koalicioni VLEN njofton se autostrada Shkup-Bllacë, po hyn në fazën përfundimtare. Nga atje thonë se Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge.“Pas zhvatjes së pafundme dhe ngecjes së qëllimshme nga qeverisjet e kaluara, më në fund po i japim fund manipulimeve me këtë projekt. Në vend të fasadës e propagandës, sot kemi veprim, vendosmëri dhe rezultate. Vetëm një vit pas hyrjes në Qeveri, VLEN po prodhon zgjidhje dhe jo alibi, zhvillim dhe jo shoë politik. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për infrastrukturën shqiptare, epoka e llogaridhënies dhe punës konkrete”, thonë nga VLEN.

Reaguan nga Bashkimi Demokratik për Integrim, nga ku shprehën shqetësimin për, siç thonë, sabotimin sistematik të këtij projekti.“Edhe pse më shumë se dy kilometrat e para janë përfunduar me sukses gjatë qeverisjes së kaluar, kjo Qeveri vazhdon të refuzojë hapjen e tyre për përdorim publik, fillimisht duke premtuar gjoja një “revision teknik”, e tash duke deklaruar fillimin e një “procedurë të re për prokurim publik”. Ky është një skenar i njohur politik për të zvarritur dhe bllokuar qëllimisht projektet që janë iniciuar nga BDI dhe që lidhen drejtpërdrejt me interesin strategjik të vendit”, thonë nga BDI.

Nga ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” kanë thënë se pjesa prej 10,5 km e rrugës Shkup-Bllacë do të ndërtohet sipas projektit fillestar me disa ndryshime. Projekti mund të kushtojë deri në 260 milionë euro. Deri më tani janë ndërtuar vetëm 2 kilometrat e para, por pa pjesën tjetër të segmentit ato janë jofunksionale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments