VLEN akuzon BDI-së pse hesht në rastin me kuadrin e tyre Ixhet Memeti dhe kërkon nga kjo parti të reformohet për t’i lënë rrugë pastrimit të gjyqësorit nga krimi dhe korrupsioni. VLEN thonë se premtimet e BDI-së për veting ishin vetëm një farsë. Ixhet Memeti dhe Naqe Georgiev pranuan fajin, në akuzën se kanë marrë nga 10 mijë euro ryshfet për të ndikuar Ndryshe, për dallim prej Georgievi, Memeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit dhe nënkryetarit të Këshillit të Prokurorëve. Ndonëse, Memeti fillimisht ka mohuar fajin, ai më pas ka arritur marrëveshje me Prokurorinë me çka ka pranuar se ka marrë ryshfet prej 10.000 eurosh për të ndikuar në lehtësimin e procesit gjyqësor kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili akuzohet për trafikim me lëndë narkotike.
“BDI-ja dhe satelitët e saj tash e një javë heshtin për Ixhet Memetin dhe Naqe Gjeorgjiev, kuadër të tyre të cilët janë kapur në flagrancë dhe bashkëpunim. Ky rast është tregues i qartë se si funksionon oktapodi i krimit dhe korrupsionit në këtë shtet. Njëherë moho akuzat dhe pastaj kur nuk kanë se si t’i fshehin dëshmitë, këtu është prokuroria abaziane për t’ua rregulluar këto punë. Në këtë kontekst i drejtojmë pyetje publike prokurorit Islam Abazi; a duhet të ketë rrethana lehtësuese për persona që është dashur të vendosin drejtësinë në vendin tonë? Ixhet Memeti që ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë regjimit 22 vjeçar të BDI-së dhe Naqe Gjeorgjiev, gjykatës i Supremes janë personifikimi i oktopodit të krimit dhe korrupsionit në gjyqësor”, tha Fari Hiseni, VLEN.