18.7 C
Tetovo
E enjte, 7 Gusht, 2025
BallinaLajmeVLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin...

VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin të prekshëm!

VLEN me kënaqësi njofton opinionin publik se janë realizuar 79 punësime të reja, si rezultat i angazhimit të palëkundur për përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore. 35 punësime të përhershme në Postën e Maqedonisë së Veriut. 17 punësime në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 27 punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

Këto punësime nuk janë vetëm statistika, janë mundësi të reja për dhjetëra familje, janë siguri ekonomike dhe shpresë për qytetarët tanë që për vite me radhë ishin lënë jashtë institucioneve nga politika e përjashtimit të qeverive të mëparshme.

Ky rezultat është fryt i punës së palodhur të: Orhan Kurtishit, Drejtorit të Përgjithshëm të Postës së Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxhës, Zëvendësministrit të Bujqësisë, dhe bashkëpunimit të koordinuar të kuadrove tona në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

Këto nuk janë thjesht vende pune, janë korrigjim historik i padrejtësive shumëvjeçare. Janë zbatim i zotimeve tona, janë manifestim i vullnetit të ndryshimit që e kemi premtuar dhe po e realizojmë.

VLEN po dëshmon çdo ditë se kur shqiptarët përfaqësohen me dinjitet, rezultatet nuk mungojnë. Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit tonë drejt një shteti ku puna, merita dhe dinjiteti janë vlera mbi të cilat ndërtohet e ardhmja. VLEN sepse e kemi seriozisht. Sepse po ndryshojmë realitetin!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments