12.2 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani kërkon ndihmën e Maltës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Vjosa Osmani kërkon ndihmën e Maltës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Maltë, është pritur nga kryetari i Parlamentit, Angelo Farrugia dhe nga ministri i Punëve të Jashtme Evarist Bartolo.

Osmani ka theksuar se në kuadër të diplomacisë parlamentare e pret ndihmën e Parlamentit të Maltës në mënyrë që edhe Kosova të arrijë të përfaqësohet në organizata ndërkombëtare.rtklive.com

“Në takimin me ministrin Bartolo, u bë e qartë se mbështetja e tij dhe e Maltës në procesin e anëtarësimit në BE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare nuk ka munguar deri tani dhe është kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tutje. Kosova dhe Malta mbesin dy vende dhe partnere të besueshme dhe të përkushtuara për thellim të raporteve bilaterale”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments