17.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeVizita të rëndësishme nga Amerika në Kosovë

Vizita të rëndësishme nga Amerika në Kosovë

Në fund të kësaj jave pritet që Kosova të ketë një nga vizitat më të rëndësishme kohëve të fundit.

Sipas disa raportimeve, thuhet se me 30 dhe 31 korrik Kosovën do ta vizitojë Derek Chollet, ish-këshilltar special në Departamentin e Shtetit Amerikan, tani Nënsekretar i Departamentit të Mbrojtjes.

Chollet vizitën nuk do ta bëjë i vetëm. Në Prishtinë do të aterojë bashkë me një nga udhëheqësit më të lartë (numrin dy) të Këshillit të Sigurisë Kombëtar (NSC).

NSC është forumi kryesor i Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, për sigurinë kombëtare dhe vendimmarrjen e politikës së jashtme me këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare dhe zyrtarët e kabinetit.

Ky institucion është krahu kryesor i Biden për koordinimin e këtyre politikave nëpër agjencitë federale.

Si institucioni më i rëndësishëm i sigurisë në SHBA, NSC kryesohet nga vetë Biden.

Të pranishmit e rregullt janë Zëvendës-Presidenti, Sekretari i Shtetit, Sekretari i Thesarit, Sekretari i Mbrojtjes, Sekretari i Energjisë, Prokurori i Përgjithshëm, Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara. Administratori i Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar, Shefi i Shtabit të Presidentit dhe Ndihmësi i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Kurse sa i përket Chollet, ai bashkë me Gabriel Escobar që, pos tjerash, është i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për dialogun, është një nga personat kryesor të SHBA-ve në dialogun e Kosovës me Serbinë dhe avokues i zbatimit të Marrëveshjes së arritur në Bruksel për Normalizim të raporteve e mbështetur edhe nga aneksi i Ohrit.

Gjatë kësaj kohe pritet të vijë në Kosovë edhe senatori amerikan, Chris Murphy.

Murphy veçse ka vizituar Kosovën njëherë bashkë dhe me senatorë të tjerë, i cili kishte lëvduar fillimisht qeverinë për punën në zhvillimin e vendit, por më pas kritikuar ashpër pas ndërhyrjes së pakoordinuar në veri, kur qeveria vendosi t’i dërgojë kryetarët e Komunave me policw në objektet komunale.

Këto vizita të rëndësishme vijnë në kuadër të lëvizje të fuqishme diplomatike amerikane si një qasje e re në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments