6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeVisara Riza / Në vend nuk ka teste për coronavirus që nuk...

Visara Riza / Në vend nuk ka teste për coronavirus që nuk janë të regjistruara në MALMED

Në vend nuk ka asnjë test të coronavirusit që nuk është i regjistruar në Agjencinë për ilaçe dhe pajisje mjekësore (MALMED), kumtoi sot drejtorja e MALMED, Visare Riza.

Në konferencën për shtyp të Këshillit të inspektimit, drejtorja e MALMED informoi se përdoren testet për përcaktimin e pranisë së virusit dhe testet për praninë e antitrupave.“Përveç testeve që përcaktojnë praninë e virusit në trup, ekzistojnë edhe teste që janë imunologjike dhe të cilat mund të përcaktojnë praninë e antitrupave. Një person juridik ka dorëzuar në MALMED një kërkesë për t’u shënuar në regjistrin dhe procedura është në vijim e sipër”, tha Riza, duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments