Në vend nuk ka asnjë test të coronavirusit që nuk është i regjistruar në Agjencinë për ilaçe dhe pajisje mjekësore (MALMED), kumtoi sot drejtorja e MALMED, Visare Riza.
Në konferencën për shtyp të Këshillit të inspektimit, drejtorja e MALMED informoi se përdoren testet për përcaktimin e pranisë së virusit dhe testet për praninë e antitrupave.“Përveç testeve që përcaktojnë praninë e virusit në trup, ekzistojnë edhe teste që janë imunologjike dhe të cilat mund të përcaktojnë praninë e antitrupave. Një person juridik ka dorëzuar në MALMED një kërkesë për t’u shënuar në regjistrin dhe procedura është në vijim e sipër”, tha Riza, duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve