14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeVisar Ganiu, Bilall Kasami dhe Fatmir Mexhiti në listën e Antikorrupsionit për...

Visar Ganiu, Bilall Kasami dhe Fatmir Mexhiti në listën e Antikorrupsionit për mosdorëzim të dokumenteve

Krerët e Komunës së Çairit Bilall Kasami dhe Visar Ganiu, por edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, kreu i Revizonit, Maksim Akcevski, janë në mesin e funksionarëve të cilët kanë paguar gjoba të lëshuara nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për mosdorëzim të dokumentacioneve në lidhje me lëndët që i ka hapur ky institucion. Të njëjtit, edhe pas pagesës së gjobave, sërish nuk kanë bashkëpunuar me institucionin i cili është përgjegjës për parandalimin e korrupsionit, shkruan Portalb.mk.

Antikorrupsioni në seancën e 100-të i publikoi emrat dhe mbiemrat e funksionarëve të cilët nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme, pavarësisht obligimit ligjor.

Lista, është e hartuar në bazë të lëndëve të cilët janë hapur prej vitit 2019-të deri në vitin 2024, gjegjësisht gjatë mandatit të trupit Komisionit, me kryetare Bilajana Ivanovska.

ista nga Reparti për Konflikt Interesi

  • Bojan Llazarevski, drejtor i Agjencisë së Filmit, ka paguar gjobë dhe nuk i ka dorëzuar dokumentet në Repartin për Konflikt Interesi.

Lista nga Reparti për Korrupsion

  • Nikolla Vasev, u.d. drejtor mjekësor i Onkologjisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
  • Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit, ka paguar dy herë gjoba dhe nuk ka dorëzuar dokumente për lëndët 1246 dhe 122779.
  • Maksim Acevski, kryetar i Entit Shtetëror të Revizionit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
  • Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
  • Bojan Llazarevski, drejtor i Agjencisë së Filmit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
  • Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, ka paguar gjobë dhe nuk i ka dorëzuar dokumentet

Lista nga Reparti për Gjendjen Pronësore

  • Dragan Georgievski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Vesna Kiçec, gjykatëse në Gjykatën Themelore, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Maja Savevska, anëtare e Këshillit të Arsimit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Natasha Lukiq, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Maja Papatolevska, anëtare e Këshillit për Arsim Profesional, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Kruma Andonov, anëtar i Bordit Drejtues të Reumatologjisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Katerina Donçeva, anëtare e Bordit Drejtues të Shtëpisë Shëndetësore Vallandovë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Maja Qorlluka, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Veljan Tasevski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Branko Aleksoski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Valbona Fazlija, anëtare e Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Vlladimir Krstevski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Zoran Ivkoviq, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Ivica Llazarov, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Laurent Kerimi, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Eljesa Alili, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Shenaj Osmanova, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Goran Davidovski, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Aleksandar Stojanovski, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Nikodin Naumovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Lubica Zerevska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Lupka Lubinovska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Marija Mitrova, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Krum Arnaudov, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Irena Stojanovska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Daut Hajrullahu, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Betim Lamallari, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Zoran Kostadinov, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Mara Gligorovska, u.d. drejtoreshë shkolle, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Marija Spirevska, anëtare e Komisionit për Ankesa, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
  • Zoran Zafirovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
  • Besa Pocesta, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
  • Darko Dimitrovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Sali Saliu, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Zhivorad Kjurçiev, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Boris Georgievski, anëtar i Bordit Drejtues, në Shëndetësi, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Arijan Daci, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Tiajana Dimovska Toshevska, kryetare dhe anëtare e Bordit për Kontroll, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Dimitar Getov, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Bilajana Ivanovska, deklaroi se duke e pasur parasysh se ligji jonë nuk ka mjete tjera përpos kundërvajtjes, kërkoi që kur të ndryshohet Ligji për Parandalim të Korrupsionit, të mundësohet veprim i mëtutjeshëm.

“Sidoqoftë, të gjithë këto do të publikohen në ueb-faqen tonë dhe lista do të plotësohet, ashtu siç do të ketë emra të rinj”, tha Ivanovska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments