Krerët e Komunës së Çairit Bilall Kasami dhe Visar Ganiu, por edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, kreu i Revizonit, Maksim Akcevski, janë në mesin e funksionarëve të cilët kanë paguar gjoba të lëshuara nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për mosdorëzim të dokumentacioneve në lidhje me lëndët që i ka hapur ky institucion. Të njëjtit, edhe pas pagesës së gjobave, sërish nuk kanë bashkëpunuar me institucionin i cili është përgjegjës për parandalimin e korrupsionit, shkruan Portalb.mk.
Antikorrupsioni në seancën e 100-të i publikoi emrat dhe mbiemrat e funksionarëve të cilët nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme, pavarësisht obligimit ligjor.
Lista, është e hartuar në bazë të lëndëve të cilët janë hapur prej vitit 2019-të deri në vitin 2024, gjegjësisht gjatë mandatit të trupit Komisionit, me kryetare Bilajana Ivanovska.
ista nga Reparti për Konflikt Interesi
- Bojan Llazarevski, drejtor i Agjencisë së Filmit, ka paguar gjobë dhe nuk i ka dorëzuar dokumentet në Repartin për Konflikt Interesi.
Lista nga Reparti për Korrupsion
- Nikolla Vasev, u.d. drejtor mjekësor i Onkologjisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
- Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit, ka paguar dy herë gjoba dhe nuk ka dorëzuar dokumente për lëndët 1246 dhe 122779.
- Maksim Acevski, kryetar i Entit Shtetëror të Revizionit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
- Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
- Bojan Llazarevski, drejtor i Agjencisë së Filmit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
- Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, ka paguar gjobë dhe nuk i ka dorëzuar dokumentet
Lista nga Reparti për Gjendjen Pronësore
- Dragan Georgievski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Vesna Kiçec, gjykatëse në Gjykatën Themelore, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Maja Savevska, anëtare e Këshillit të Arsimit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Natasha Lukiq, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Maja Papatolevska, anëtare e Këshillit për Arsim Profesional, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Kruma Andonov, anëtar i Bordit Drejtues të Reumatologjisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Katerina Donçeva, anëtare e Bordit Drejtues të Shtëpisë Shëndetësore Vallandovë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Maja Qorlluka, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Veljan Tasevski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Branko Aleksoski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Valbona Fazlija, anëtare e Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Vlladimir Krstevski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Zoran Ivkoviq, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Ivica Llazarov, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Laurent Kerimi, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Eljesa Alili, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Shenaj Osmanova, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Goran Davidovski, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Aleksandar Stojanovski, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Nikodin Naumovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Lubica Zerevska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Lupka Lubinovska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Marija Mitrova, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Krum Arnaudov, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Irena Stojanovska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Daut Hajrullahu, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Betim Lamallari, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Zoran Kostadinov, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Mara Gligorovska, u.d. drejtoreshë shkolle, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Marija Spirevska, anëtare e Komisionit për Ankesa, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
- Zoran Zafirovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
- Besa Pocesta, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
- Darko Dimitrovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Sali Saliu, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Zhivorad Kjurçiev, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Boris Georgievski, anëtar i Bordit Drejtues, në Shëndetësi, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Arijan Daci, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Tiajana Dimovska Toshevska, kryetare dhe anëtare e Bordit për Kontroll, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
- Dimitar Getov, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Kryetarja e Antikorrupsionit, Bilajana Ivanovska, deklaroi se duke e pasur parasysh se ligji jonë nuk ka mjete tjera përpos kundërvajtjes, kërkoi që kur të ndryshohet Ligji për Parandalim të Korrupsionit, të mundësohet veprim i mëtutjeshëm.
“Sidoqoftë, të gjithë këto do të publikohen në ueb-faqen tonë dhe lista do të plotësohet, ashtu siç do të ketë emra të rinj”, tha Ivanovska.