Kur ka kriza qeveritë dinë të jenë inovativ dhe kreativ edhe në vjedhje, tha ekonomisti Visar Ademi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.
“Nu e dimë ne sa është fatura e dëmeve nga virusi. Duhet dikush të del, ekspertët e Qeverisë dhe të na thonë ‘deri në këtë kohë ka vajtur dëmi në kaq….’ kjo është si ajo tabela elektronike që na e premtuan në shesh, që asnjëherë nuk u bë, sepse ne asnjëherë nuk e morrëm vesh sa para janë të vjedhura, e jo më të dimë sa para duhet të kthehen”, deklaroi Ademi.