6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaVirologu italian: Një karantinë tjetër do të ishte vdekjeprurëse

Virologu italian: Një karantinë tjetër do të ishte vdekjeprurëse

Virologu italian Giorgio Palù, ka deklaruar se coronavirusit është vërtetë i rrezikshëm e për disa edhe vdekjeprurës, por në përgjithësi përqindja e vdekjeve është e ulët, dhe sipas tij nuk është as afër nivelit të murtajës.

“Duhet ta ndalim këtë histeri”, ka deklaruar Palu gjatë një interviste dhënë për Corriere dela Serra, transmeton Telegrafi.

Ai ka paralajmëruar se karantinimi i ri në tërë territorin e Italisë do të ishte “vetëvrasje për ekonominë, ndëshkim për studentët dhe nxënësit dhe do të nënkuptonte diskriminim për ata që vuajnë nga sëmundjet tjera, mbi të gjitha për ata që janë të prekur nga kanceri sepse për ata nuk do të kishte vend nëpër spitale.blic

Profesi i Universitetit të Padovës dhe dikur president i Asociacionit Evropian të Virologëve, ka thënë se “situata në repartet e kujdesit intensiv është tregues i besueshëm i infeksionit me COVID-19, sepse vetëm ato të dhëna japin pamjen reale të infeksionit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments