Banorët e Dukagjinit protestuan për herë të dytë në pak javë, për shkak të amortizimit të rrugës. Ata shprehen se për shkak të dëmtimit të rrugës, janë shënuar disa aksidente me vdekje. Pas protestës reagoi kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia i cili shprehet se është kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist, Benet Beci, të cilët mbajnë peng investimin për projektin e rrugës së Dukagjinit.
Për herë të dytë në pak javë, banorët e Dukagjinit kanë protestuar në Shkodër ku kërkojnë ndërhyrje për rehabilitimin e rrugës që lidh këtë krahinë me Shkodrën.
Banorët kërkojnë asfaltim të rrugës në aksin Pult-Shosh dhe Shalë. Sipas banorëve, për shkak të amortizimit të rrugës, janë shkaktuar aksidente me pasoja të rënda për jetën.
Një ndër aksidentet e rënda është ai i 12 marsit të vitit 2007, ku humbën jetën 10 persona. Një nga protestuestueset u shpreh se ka humbur së paku 7 familjarë në 3 aksidente rrugore në këtë aks.
Pas protestës, reagoi dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. Ai shprehet se është në mbështetje të banorëve, por deklaroi akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe ish-drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, aktualisht deputet i PS, Benet Beci, se po mbajnë peng investimin ndonëse projekti është gati prej kohësh.
© SYRI.net