15.3 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) STOILKOSKI: ZAEV PO U HAP RRUGË INVESTIMEVE “ANTI-NATO”

(VIDEO) STOILKOSKI: ZAEV PO U HAP RRUGË INVESTIMEVE “ANTI-NATO”

VMRO-DPMNE ka akuzuar edhe sot për kriminalitet, Qeverinë aktuale dhe kryeministrin Zoran Zaev, në rastin e investitorit Daka në parcelën e Shik Jellak në Tetovë. Naum Stoilkovski ka thënë se linja e shpejtë e marrjes së dokumendeve tregon se marrëveshja është bërë me qëllim që Daka të fitojë pronën. Ai ka thënë se ministria e drejtuar nga LSDM, për vetëm 7 ditë vendos se është në rregull plani që parasheh në Tetovë një parcel prej 230.000 metër katror ku parashihen 2.000 banesa me 8.000 banorë. Stoilkovski përveç se për kriminalitet, ka akuzuar kryeministrin Zaev se ka hapur derën një investimi anti NATO duke ndërlidhur investitorin me rrymat ruse.

Naum Stoilkovski

“Plani miratohet për vetëm 7 ditë, në kushte kur qytetarët me muaj nuk mund të nxjerrin një certifikatë të thjeshtë nga administrate e LSDM-së. Nëse ka qenë gjithçka e qartë, në këtë rast atëherë Zoran Zaev përse nuk doli në konferencë për media ta prezantojë se në shtet hyn investim I ri prej 2.000 banesave në Tetovë. Përse nuk u lavdëruar me atë kur në opinion del edhe për gjëra më pak të rëndësishme. Përgjigja është, sepse bëjnë kriminalitet me të cilin Zaev mes tjerash e hap derën për ndikime lindore në shtet dhe nxitje të politikave anti NATO. Daka është lojtari kryesor i interesave ruse, ndërsa tani me Zaevin janë ortak në politikat anti NATO në shtet. Ata i bashkon interesi për para dhe përfitime”

VMRO-DPMNE ka kërkuar sot edhe reagimin e prokurorisë, duke thënë se bëhet fjalë për një skandal të madh. Nga kjo parti kanë pyetur se cili është interesi personal financiar i Zoran Zaevit në planin me të cilin Tetova shndërrohet në xhungëll urbane ndërsa tha se shteti vendoset në dispozicion për larje të parave nga kapitali i turbullt rus.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments