21.2 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Reperi bullgar këndon: “Maqedonia nuk është vend por territor”, ka marrë...

(VIDEO) Reperi bullgar këndon: “Maqedonia nuk është vend por territor”, ka marrë mbi 100 kërcënime në rrjetet sociale

https://press24.mk/video-bugarski-raper-pee-makedonija-ne-e-drzhava-tuku-teritorija-i-dobi-nad-100-zakani-na

Reperi bullgar Ivan Dinev – Ustata ka publikuar një këngë provokuese në të cilën fyen Maqedoninë dhe gjuhën maqedonase dhe kjo gjë ka indinjuar qytetarët maqedonas.
“Dëgjoni me vëmendje të dashur fqinjë, leksioni i parë në historinë e Maqedonisë – nuk është shtet por territor. Një krahinë e vogël me ambicie të mëdha që u rrit me traditat bullgare. Të gjitha pemët kanë rrënjë bullgare deri në vitin 1945. Gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes”, janë disa nga tekstet fyese të reperit bullgar.

-Përshëndetje, si veproni kur merrni kërcënim me vdekje dhe çfarë bëni nëse janë më shumë se 100? Po kërkoj një shok”, ka shkruar reperi në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments