Reperi bullgar Ivan Dinev – Ustata ka publikuar një këngë provokuese në të cilën fyen Maqedoninë dhe gjuhën maqedonase dhe kjo gjë ka indinjuar qytetarët maqedonas.
“Dëgjoni me vëmendje të dashur fqinjë, leksioni i parë në historinë e Maqedonisë – nuk është shtet por territor. Një krahinë e vogël me ambicie të mëdha që u rrit me traditat bullgare. Të gjitha pemët kanë rrënjë bullgare deri në vitin 1945. Gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes”, janë disa nga tekstet fyese të reperit bullgar.
-Përshëndetje, si veproni kur merrni kërcënim me vdekje dhe çfarë bëni nëse janë më shumë se 100? Po kërkoj një shok”, ka shkruar reperi në Facebook.