5.2 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) REFUZOHET LIRIMI ME KUSHT I MIJALLKOVIT, ISH SHEFI I DSK-SË MBETET...

(VIDEO) REFUZOHET LIRIMI ME KUSHT I MIJALLKOVIT, ISH SHEFI I DSK-SË MBETET NË SHUTKË

Ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, mbetet në paraburgim në Shutkë. Këshilli Penal ka refuzuar propozimin e prokurorisë dhe nuk ka pranuar garancinë që ofroi mbrojtja e Mijallkovit, duke vendosur që ai të mbetet edhe më tej në paraburgim efektiv.

Gjykata Penale

“Këshilli penal i sektorit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas marrjes së mendimit pozitiv të prokurorisë kompetente për miratim të propozimit për shfuqizim të masës së parabugimit me zëvendësim – garancion, solli vendim me të cilin propozimi i mbrojtjes refuzohet si i pabazë”.

Prokuroria Themelore dje dha mendim pozitiv për kërkesën e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, të mbrohet në liri me garancë prej 10.8 milionë euro. Prokuroria këtë propozim më pas e adresoi deri tek Gjykata Penale.

Përndryshe, Mijallkov është i dënuar në dy raste. Në rastin “Target-Fortesa” dhe në rastin “Treqind”. Ish kreu i DSK-së u shpall fajtor për rastin “Target-Fortesa” që ka të bëje me përgjimin e paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe u dënua me 12 vjet burg. Ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov u dënuar me tetë vjet edhe në rastin “Thesari.”

Ndërsa i akuzuar kryesor është edhe në rastin “Tortura” e cila lëndë është nga fundi, e që ka të bëjë me arrestimin e liderit  “Të bashkuar për Maqedoninë” ish ministrin e Punëve të Brendshme Lube Boshkovski.

Kundër tij ka edhe raste tjera gjyqësore, të cilat i kishte hapur PSP-ja. Të tilla janë lëndët “Titanik 2” që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore. Poashtu edhe në rastin “Perandoria” ku akuzohet edhe biznesmeni Orce Kamçev e që solli deri në rrëzimin e Katica Janevës dhe Boki 13 në rastin “Zhvatja”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments