12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) REAGIME PAS RRËNIMIT TË OBJEKTIT TE QENDRA TREGTARE “MAVROVËSJA”

(VIDEO) REAGIME PAS RRËNIMIT TË OBJEKTIT TE QENDRA TREGTARE “MAVROVËSJA”

Qeveria e re punën e nisi shembjen e objektit, sipas tyre pa leje te Qendra Tregtare “Mavrovësja”. Paraditen e sotme ekipi i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, filluan rrënimin e tij pjesë- pjesë. Për shkak të lokacionit ku është i pozicionuar ky objekt, u shkaktua kaos në njërën ndër rrugët më të frekuentuara, në Bitpazar.

Sa filloi rrënimin, pronari i parcelës nisi deklaratën për media. Mevludin Aliti, i cili deri tani kishte qenë i panjohur për opinionin, tha se nuk ka dashur që të dalë në media për faktin se prona e tij private, nuk paraqet interes publik. Gjatë deklaratës së tij, Aliti këmbngul se objekti nuk është pa leje. Për të thotë se ka paguar 4.7 milionë denarë për legalizim dhe se Komuna e Çairit i ka dhënë sqarim dhe projekt.

Mevludin Aliti, pronar i objektit

“Le të rrënoj shteti ashtu siç është mësuar të rrënoj. Të punësuarit mi la pa rrogë, familjen pa bukë. Objekti im u dogj, kanë kaluar 50 ditë, nuk e di cilat janë shkaqet, hetimet përfundojnë nga shkaqe të panjohura ose nga kryerës të panjohur. Ju lutem zotërinjë, personi që e don objektin tim të më lajmërohet dhe do ja dhuroj”.

Avokatët e tij të angazhuar për këtë çështje shprehen se nuk duhet kërkuar përsëri leje kur një objekt rinovohet. Ata thonë që Qeveria e cila u përfshi në rrënimin e këtij objekti, të drejtohen edhe tek objektet tjera pa leje, duke përmendur si shembull kërkesën e Komunës së Ohrit për rrënimin e disa objekeve.

Aleksandar Varella, avokat

“Me çfarë baze kryeministri mund t’i japë ndihmë komunës pa ju kërkuar. Përse komuna e Ohrit, kur kërkon ndihmë për rrënim të objekteve pa leje, askush nuk i jep ndihmë. Kjo le të jetë një shembull pozitiv, që kjo Qeveri ta kryej punën njësoj në të gjitha komunat. Kurse për këtë objekt ka institucione, ka dokumentacione, do të shkojmë në gjykatë, do të kërkojmë dëmshpërblim. Ka të drejtë ligjore që ta rinovoj objektin”.

Në anën tjetër, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov mohon që pronari të ketë paguar për legalizim dhe shtoi se i inkurajon autoritetet kompetente që të bëjnë rrënimin e ndërtimeve pa leje.

Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit

“Ai nuk ka paguar legalizim. Unë nuk e di nëse ka paguar për privatizimin e asaj prone, ku unë mendoj se është thelbi i problemit. Edhe një herë dua të theksoj se Qyteti i Shkupit nuk ka kompetenca të ndërhyjë për ndërtimin pa leje te Mavrovasja. Me rrënimi e këtij objekti, jam i bindur se qytetarët do ta shohin sundimin e së drejtës. I inkurajoj autoritetet lokale që bashkërisht të hymë në luftën kundër ndërtimeve pa leje”.

Rinovimi i objektit sipas tyre do të kushtonte 9. 5 mijë euro. Në muajin prill ky objekt u dogj, nga shkaqe ende të panjohura dhe kohë pas në të njëjtin vend nisën ndërtimet. /tv SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments