Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në “Facebook” pamje nga rruga siç e quan ai “panoramike” Orikum-Dukat.
Sipas tij, ky investim investim infrastrukturor i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, lehtëson trafikun dhe shkurton distancat për në plazhet e bukura të jugut.
“Mirëmëngjesi dhe me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.