11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) QEVERIA DHE PRESIDENTI PRESIN VERSIONIN ZYRTAR NGA KOMISIONI I VENEDIKUT

(VIDEO) QEVERIA DHE PRESIDENTI PRESIN VERSIONIN ZYRTAR NGA KOMISIONI I VENEDIKUT

Kreu shtetëror në vend nuk ka dashur të komentojë vlerësimet e Komisionit të Venedikut rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi vlerësojnë se materialet e publikuara së fundmi janë vetëm një pjesë e një draft verzioni. Presidenti Stevo Pendarovskit thotë se do të presë verzionin përfundimtar dhe zyrtar të vlerësimit dhe më pas thotë se do të dalin me qëndrim si një nga institucionet e vendit.

Stevo Pendarovski
Duhet të kemi kujdes, bëhet fjalë për draft verzion të një dokumenti që është lansuar për shkaqe politike dhe personale para kohe. Të presim të publikohet zyrtarisht dhe unë do të doja të shoh nëse ajo që është publikuar në dy faqe do të mbetet me formulime të njëjta deri në fund, ndërsa dokumenti ka më shumë faqe. Kur të kemi verzionin përfundimtar dhe zyrtar të dokumentit atëherë edhe ne si një nga institucionet në këtë shtet do të prononcohemi. Nuk dua të prononcohem për një copëz të dokumentit që është lansuar dhe kjo pjesë, ajo një faqe deri në dy është nga draft verzioni, nuk është verzioni final”

Kryeministri Zoran Zaev ka qëndrim të ngjashëm mbi vlerësimet e komisionit, ndërsa ka shtuar se nevoja për përdorimin e gjuhëve është e drejtë kushtetuese e qytetarëve, ligji jeton tani dhe qytetarët kanë të drejtë shtesë që kushtetuta ua ka garantuar, ta shfrytëzojnë. Pasi Komisioni i Venedikut zyrtarisht t’i thotë mendimet e veta përfundimtare Zaev thotë se do t’i implementojnë ato, pasi nëse kemi qëllim të jemi në BE, duhet t’i respektojmë institucionet evropiane.

Zoran Zaev, Kryeministër
“Ai është version draft, e di se dikund kah fundi i vitit do të jetë versioni përfundimtar. Nga ai version ata duan ta shohin impaktin nga komentet e tyre dhe ballafaqimi me komentet tona si shtet, që të mund ta gjejnë zgjidhjen më të mirë. Gjithsesi atë që e propozojnë është në nivelin e praktikave evropiane, duam të mësojmë nga Komisioni i Venedikut. Ne kemi thënë se do ta respektojmë Komisioinin e Venedikut, kur ta jep mendimin përfundimtar, në një pjesë ata komentojnë se çfarë është më e rëndësishme, të ketë drejtësi dhe sundimi i së drejtës, gjegjësisht pritjet që të ketë drejtësi, ose përdorimi i gjuhës.”

Zëvendës kryeministri për euro integrime, Bujar Osmani thotë se Komisioni në një mbledhje të veçantë do të shqyrtojë raportin

Bujar Osmani, zv kryeministër
“Ato janë versione të punës për momentin, të cilat japin mendime për raportuesit në lidhje me përshtypjen të cilën e morën nga vizita njëditore këtu më 7 shtator dhe kjo duhet në mënyrë shtesë të bisedohet në Komisionin e Venecias dhe të sillet vendim final. Secili kthim prapa do të nënkuptojë hapjen e Marrëveshjes Kornizë dhe negociata të tjera”

Dje jo zyrtarisht mediat në gjuhën maqedonase kanë raportuar se Komisioni i Venedikut ka vlerësuar se ligji për përdorimin e gjuhëve është i kushtueshëm për tu implementuar në institucionet e vendit.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments