16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeVIDEO) Qeveria dhe ministria e mbrojtjes më transparentët në RMV

VIDEO) Qeveria dhe ministria e mbrojtjes më transparentët në RMV

Mesatarja e transparencës aktive të ministrive, qeverisë dhe komunave për vitin 2022 është 73 % , që është një përmirësim prej 10 % krahasuar me vitin e kaluar kur ishte 63 %, tregon renditja e fundit e institucioneve sipas Indeksit të Transparencës Aktive, kryesisht sipas raportimit proaktiv të informacioneve publike të Qendrës për Komunikime Civile.

Renditja publikohet një herë në vit që nga viti 2016 dhe përfshin 98 institucione, Qeverinë dhe të gjitha ministritë dhe komunat, 81 %e institucioneve kanë përmirësuar transparencën e tyre aktive këtë vit. Transparenca aktive e ministrive dhe e qeverisë është 85%, ndërsa e komunave është 70 %. Ndryshe nga viti i kaluar, ministritë janë përmirësuar për 6% dhe komunat per 10%.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE.

“Dy institucione: Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria kanë nga maksimum 100%, pra publikojnë të gjithë informacionet e parapara nga transparenca aktive. Më pas vijon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me transparencë aktive prej 95,5 %, pastaj Ministria e Financave – 94,4 %, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha me 91.7 % transparencë aktive dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave me 91.3 %”.

Transparencë më të ulët aktive ka  Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve me Komunitetet me  54.3 %dhe Ministria e Punëve të Jashtme – 60.9%. Më pas vijon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – 75%, Ministria e Kulturës – 77,1 %, Ministria e Ekonomisë – 81,3 %, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me 83,3% dhe Ministria e Shoqërisë informatike dhe administratës me transparencë aktive prej 89.6%.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Nga komunat, tri janë në pozitën e tretë, me përmbushje të lartë prej 97%të obligimeve për publikimin e informatacioneve sipas transparencës aktive dhe janë edhe lider – Manastiri, Vallandova dhe Karposhi. Komunat me transparencë më të dobët janë Haraçina me 8,7 %dhe Zelenikova me 17,4%. Ndër rajonet, rajoni Juglindor është në vendin e parë me 84 % transparencë aktive, ndërsa Rajoni i Shkupit mbetet në vendin e fundit me 56% transparencë aktive”.

Nga Qendra për Komunikime Civile bëjnë të ditur se kërkesave për qasje të lirë në informacionet publike komunat iu përgjigjën mesatarisht për  12 ditë, që është një përmirësim në krahasim me vitin e kaluar kur u deshën 17 ditë. Në ministri ky afat është 16 ditë dhe nuk ka ndryshim në krahasim me vitin e kaluar. Brenda afatit maksimal ligjor prej 20 ditësh janë përgjigjur 93 %e institucioneve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments