9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) PUSHTETI DHE OPOZITA SHKËMBEJNË AKUZA PËR KEQPËRDORIMET NË GJYQËSOR

(VIDEO) PUSHTETI DHE OPOZITA SHKËMBEJNË AKUZA PËR KEQPËRDORIMET NË GJYQËSOR

VMRO-DPMNE me anë të një komunikate për media thekson se sistemi gjyqësor do të fundoset nga LSDM-ja dhe Zoran Zaevi.  Ata shtojnë se do të sillen vendime gjyqësore të dirigjuara dhe në dobi të personave të “pushtetshëm”.

TABELË: VMRO-DPMNE

“ Me LSDM-në gjyqësori do të fundoset. Me LSDM-në në pushtet do të dënohet qytetari i thjeshtë, derisa të “pushtetshmëve” do t’ju falet, do të vazhdoj të lulëzoj korrupsioni, nepotizmi dhe partizimi”.

Në anën tjetër, LSDM vlerëson se prioritet i Qeverisë së re është pastrimi i gjyqësisë dhe kontroll i tërë i pronës dhe gjendjes materiale të çdo gjyqtari dhe prokurori.

 TABELË: VMRO-DPMNE

“Gjykatësit dhe prokurorët e kanë për obligim të sigurojnë sundimin e së drejtës dhe ligji të jetë i njëjtë për të gjithë, ndërsa gjyqësia duhet të pastrohet, në mënyrë që të ndershmit të mund t’i hetojnë ata që kanë shkelur ligjin. Gjykatësve që u vjetërsohen lëndët do të shkarkohen me automatizëm”.

Ata shtojnë se do të ketë epilog gjyqësore për të gjitha lëndët e hapura nga PSP ndërsa për qytetarët dhe të ardhmen e shtetit është e rëndësishme funksionimi i shtetit të fuqishëm juridik i cili pa kompromis lufton krimin dhe korrupsionin.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments