4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVIDEO: Protesta e tensionuar, shishe dhe gurë fluturonin, protestuesit duan të hyjnë...

VIDEO: Protesta e tensionuar, shishe dhe gurë fluturonin, protestuesit duan të hyjnë në Qeveri

BURIMI I LAJMIT

Sonte para Qeverisë po mbahet protesta e re masive e organizuar nga opozita, ku qytetarët shprehin pakënaqësinë e tyre për të ashtuquajturin “propozim francez” për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Dimitar Kovaçevskit.

Dëgjohen thirrjet “Dorëheqje” dhe “Bëhuni Maqedonas”. Disa nga protestuesit janë përplasur me policinë që ka ngritur kordonin përpara qeverisë, pasi kanë thyer gardhin mbrojtës dhe kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të policisë. Një pjesë e mediave raportoi se në turmë janë parë edhe disa persona me fantazma.

Në fillim të protestës, himnin e Maqedonisë e interpretoi Lambe Alabakovski, këngëtari i dyshuar për djegien e klubit kulturor bullgar në Manastir.

“Nëse diagnoza ime është piromane, diagnoza juaj është tradhtar”, u tha sot autoriteteve Alabakovski, të cilët më pas dogjën në mënyrë simbolike një fletë në të cilën ishte shkruar Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë dhe propozimi francez.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot i ka thirrur qytetarët në masë të madhe, sepse sipas informacioneve të opozitës, qeveria synon që nesër ta pranojë propozimin e presidencës franceze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments