Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev kërkon përgjigje nga institucionet në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut për sinjalet e marra nga udhëheqësia e bullgarëve etnikë nga Maqedonia në lidhje me problemet e rëndësishme me të cilat përballen. Pozicioni i presidentit Radev, siç shkruajn mediat bullgare është motivuar nga një letër e marrë nga udhëheqësia e bullgarëve etnikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën ata shprehin shqetësimin për diskriminimin e tyre të vazhdueshëm në Maqedoni.
Rumen Radev, president i Republikës së Bullgarisë
“Më shumë se 100 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë kanë shtetësi bullgare, të fituar në bazë të vullnetit të lirë dhe konfirmimint me dokumente të origjinës së tyre etnike bullgare. 100 mijë të tjerë janë në proces për shqyrtimin e aplikimeve të tyre për shtetësin bullgare. Presim që këto fakte objektive të gjejnë mirëkuptim në kundërshtimin e autoriteteve zyrtare të Republikës së Maqedonisë kundër dimensioneve alaramante të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve në Maqedoni. Bullgarët në Republikën e Maqedonisë patjetër duhen të kenë të drejta të barabarta me ata të qytetarëve të tjerë në vend, në përputhje me standartet botërore dhe evropiane. Ky parim themelor i demokracisë është i ngulitur në frymën e Marrëveshjes mbi Miqësi, Fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë midis dy vendeve nga viti 2017”.
Sipas Radevit, respektimi i të drejtës së lirë të vetëvendosjes së bashkëatdhetarëve të tyre, e cila përkundër të gjitha shtypjeve në të kaluarën totalitare, arritën të ruajnë dhe të shprehin hapur identitetin e tyre kombëtar bullgar, është një hap kryesor në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. /SHENJA/