7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) PARTITË DORËZUAN RAPORTET PËR DONACIONET DHE SHPENZIMET E FUSHATËS

(VIDEO) PARTITË DORËZUAN RAPORTET PËR DONACIONET DHE SHPENZIMET E FUSHATËS

Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ka njoftuar se partitë pjesëmarrëse në zgjedhje kanë dorëzuar raportet për donacionet e grumbulluara si në llogaritë partiake ashtu edhe në llogaritë e hapura enkas për fushatë parazgjedhore. Më së shumti donacione ka pranuar koalicioni i drejtuar nga VMRO-DPMNE gjithsej 530 mijë euro, ku 111 persona kanë dhuruar në llogarinë e hapur për fushatë dhe 366 në llogarinë e partisë. Koalicioni i drejtuar nga LSDM ka pranuar donacione nga kompani, kandidatët për deputetë dhe funksionarë të tjerë, në shumë të përgjithshme prej 230 mijë euro. Për BDI-në në llogarinë e partisë dhe atë të fushatës gjithsej janë grumbulluar 74 mijë euro, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, rreth 100 mijë euro. Për PDSh-në si donatorë janë paraqitur 14 persona të cilët kanë dhuruar 12 mijë euro, ndërsa për partinë Levica, ka vetëm një donatorë që ka dhuruar 10.700 denarë, ndërsa shuma tjetër është siguruar nga llogaria e partisë.

Katica Nikollovska,

“Këto janë vetëm raportet për donacionet e pranuara, kështu që nuk kemi pasqyrë të plotë për punën e përgjithshme të partive dhe të koalicioneve. Ata do t’i marrim pasi të kalojnë 90 ditë nga publikimi i rezultateve përfundimtarë. Jemi dëshmitarë se rezultatet ende nuk janë publikuar. Më së voni për 90 ditë do t’i dorëzojnë raportet financiare për shpenzimet dhe të hyrat gjatë periudhës së fushatës pas çka do të mund të shohim për çfarë kanë shpenzuar”

Nikollovska tha se me ndryshimet e kodit zgjedhor për herë të parë është siguruar qasje e drejtëpërdrejtë për antikorrupsionin deri te të gjithë pjesmarrësit në fushatën parazgjedhore me qëllim që të shihet se prej nga dhe çfarë shuma kanë pranuar qoftë nga personat fizik qoftë nga personat juridik.

Katica Nikollovska

“Njëkohësisht është siguruar qasje te baza e të dhënave të Ministria e Punës dhe politikës sociale në pjesën e shfrytëzuesve të asistenc ës sociale dhe beneficioneve që i jep ministria në bashkëunim me Agjencinë për punësim, me qëllim që të kontrollojmë nëse donatorët e partive politike janë eventualisht shfrytëzues të ndihmës sociale, nëse janë të punësuar dhe thjeshtë nëse kanë mbulesë shumat që i dhurojnë gjatë fushatës parazgjedhore”

Gjatë periudhës në vijim, Nikollovska tha se do të publikohen edhe raportet nga kontrolli i kryqëzuar i të dhënave. Këtë vit ajo shtoi se risi ka qenë edhe angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm që kanë pasur për qëllim të ndjekin lokacionet e billbordeve në të cilat janë vendosur reklamat e partive, me qëllim që të konfirmohet nëse kanë qenë në përputhje me ligjin dhe me miratimt të KSHZ-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments