6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaEkonomi(VIDEO) Ministri paralajmëron marketet: Mos e fshihni vajin, do të gjobiteni!

(VIDEO) Ministri paralajmëron marketet: Mos e fshihni vajin, do të gjobiteni!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi  largoi dilemat në lidhje me sasinë e vajit për gatim. Ai siguroi se ka mjaftueshëm vaj dhe se nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë shikohen mundësi për subvencionim të kompanive prodhuese të tij. Ministri sqaroi se prodhuesit e vajit të vendit tonë,  kanë rritur prodhimin me qëllim që të furnizohen të gjithë.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË   

“Ne rregullisht jemi në kontakt me pordhuesit  më të mëdhenj të vajit në vendin tonë, të dhënat që i marrim nga ato janë, që ato rregullisht i furnizojnë të gjithë tregjet  me vajë, por nëse eventualisht , kanë qenë të furnuzuara dhe nuk ka pasur vajë në raftet e tyre, lirisht mundë të drejtoni tek inspektorati i tregut, të cilët rregullisht bëjnë kontrollime

Bekteshi infromon se inspektorët e  tregut çdo ditë janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, nësë eventualisht nuk repektohen masat e qeverisë të cilat janë edhe heqja e taksava për produktet ushqimore bazë.

Ministria e Ekonomisë ka shpallur dy thirrje publike për mbështjetje të kompanive vendore. Ministri Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë do të vazhdonë me ndihnmë të drejtpërdrejt ndaj kompanive që kanë më së shumti nevoj, e në veqanti ato kompani që janë në kuadër të industrisë  përpunuse.

KRESHNIK BEKTESHI-MINISTËR I EKONOMISË 

“Andaj kemi ndarë 56 milionë denarë, me të vetmin qëllim që drejtpërdrejt të mbështesim të gjithë ato kompani të cilët kanë më shumti nevojë, duke përfshi këtu edhe zejtarët. Në thirrjen e parë publike ku parashifen kompanitë mikro dhe të vogla, pra ministria e Ekonomisë do të bashkëfinancoji deri 30 për qind, apo jo më shumë 200 mijë denarë, për çdo investim që kompanitë mikro dhe të vogla do ta bëjnë gjatë kësaj periudhe”.

Ai më tej sqaronë se nga kjo masë do të përfitojnë 250 kompani të vendit, të cilët kanë nevojë që të bëjnë investime të tilla. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments