Pas mospërputhjeve të deklaratave të fundit mes zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti dhe ministrit të Administratë, Goran Minçev, rreth punësimeve të shqiptarëve në administratë, deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari ka pyetur sot kryeminsitrin se, çfarë po ndodhë me këtë punësime të premtuara. Ajo tha se, kemi një realitet paralel, ku një pjesë e qeverisë shpallë suksesin e madhë të punësimit të shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër e qeverisë e mohon ekzistencën e këtij suksesi.
Rina Ajdari, Deputete e Frontit Evropian
“A do të pranoj publikisht se këto mijëra punësime ishin thjeshtë një premtim elektoral të menduar për të kaluar pa shumë zhurmë, derisa doli në opinion dhe e gjitha kjo u bë e madhe. Dhe me që ra fjala a është e vërtetë se, lista e fatlumëve për këto vende pune ishte gati që në fillim, por fakteqësisht e kufizuar vetëm në rrethin e ngushtë familjar, baxhanak, kusherinj të parë dhe miqë, apo mos vallë edhe ky është një balancues administrativ sipas standardeve të “Vredit”.
Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e tij bëri thirrje të ketë sa më shumë shqiptarë cilësor në administratën publike, por tha, problem është sot të gjenden të tillë, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, që do të punojnë për pagë prej 25 mijë denarë.
Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së
“Publikisht bëj thirrje të aplikojnë sa më shumë shqiptarë, sa më shumë turq, romë, vllehë, serb, boshnjakë, të punësohen në administratën publike. Dhe unë nuk jam i robëruar në përqindje. Vetëm të kemi njerëz cilësorë që janë të motivuar për të punuar, për të filluar punën menjëherë, nesër. Nuk aplikojnë, nuk ka interes. Askush nuk do të vijë për rrogë 25 mijë denarë… Kemi konkurse të hapura dhe i kërkojmë njerëzve të punësohen, nuk duan sepse kanë punë më të mira dhe më të paguara. Shiko, do të doja që të gjithë të vijnë në zyrën time për rrogën që kam dhe të gjithë të jenë shqiptarë. Nuk ka asnjë. Ata nuk janë të interesuar”.
Kryeministri bëri të ditur se korniza e ligjit të ardhshëm “që do të sigurojë përfaqësim vërtet të drejtë në administratë” është gati para Vitit të Ri dhe se zgjidhja do të jetë kushtetuese dhe nuk do të jetë objekt debati politik dhe pikëvënie politike.