16.4 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeVIDEO: Menduh Thaçi -Unë jam kandidat për deputet dhe kërkoj që të...

VIDEO: Menduh Thaçi -Unë jam kandidat për deputet dhe kërkoj që të më votoni . “Telefoni i Kuq” i ka thënë Ali Ahmetit mos i bojkotoni zgjedhjet!

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi mbrëmë në bashkëbisedim me aktivin politik të PDSH-së në Teqe dega Tetovë, mes tjerash potencoi:

Unë jam kandidat për deputet dhe kërkoj që të më votoni. VMRO ka marrë shumë vota prej maqedonasve, ka fituar bindshëm dhe e ka gëzuar shumë Bilallin dhe VLEN-in, se do i marin në qeveri. Sinqerisht Ju them edhe mu m’ka gëzuar shumë a dini pse? Kam qejf ti dalë përballë. I kam thënë, Ne kur do të fitojmë do të shkojmë bashkë me Frontin, po dora ime në vendimarrje të Frontit është dorë e fuqishme. Për këtë Ju premtoj”.

Deri sa BDI dhe partitë tjera të Frontit Evropian ende nuk janë deklaruar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Thaçi paralajmëron se ka ndikim nga jashtë që zgjedhjet nuk duhet të bojkotohen. “Në asnjë moment nuk do të jem symshelur apo i pakujdeshëm. Mund Ne ti bojkotojmë zgjedhjet, unë kam shumë dëshirë por telefonata që thotë Alia ajo “telefonata e kuqe” është që mos u ngutni me bojkotimin e zgjedhjeve. Vërtetë mendon Bilalli dhe dhe grupa e tij që aq jo serioz jemi ne si komb. Se VMRO ka fitu, nuk i ka fitu VMRO-ja zgjedhjet ende. Negociata nisi keq me ata, thanë për ne problemi i madh është BDI-ja, thash për Ju problem janë shqiptarët, mos e mbuloni me një fjalë BDI. Vleni tash e kanë zëvendësuar Albin Kurtin me Mickoskin me VMRO-në. S’ka Albin Kurti, me në është tash Albin Kurti me Frontin është. Jo VLEN-i po Skënderbeu me u ngjall VLEN-i nuk hyn në atë qeveri.”, ka deklaruar Thaçi Të bashkangjitur në link Ju dërgojmë video.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments