15.3 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KUVEND, DORËHIQEN DEPUTETËT-MINISTRA, ZGJIDHEN NËNKRYETARËT

(VIDEO) KUVEND, DORËHIQEN DEPUTETËT-MINISTRA, ZGJIDHEN NËNKRYETARËT

Kuvendi ka filluar procedurën për konstatimin e dorëheqjes së deputetëve dhe zëvendësimin e tyre me kandidatët e tjerë me radhë nga listat partiake. Më vonë pritet që të diskutojë edhe për vendimin për pesë nënkryetarët e institucionit më të lartë ligjvënës në vend.

Në hapjen e seancës, kryeparlamentari Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e deputetit të BDI-së, Florin Besimi, ndërsa më pas Komisioni Shtetëror Zgjedhor verifikoi mandatin e deputetit Bedri Fazliu nga lista e BDI-së në njësinë e gjashtë zgjedhore. Gjatë ditës pritet që Xhaferi të konstatojë edhe dorëheqjet e Zoran Zaevit dhe deputetëve të tjerë nga koalicioni i LSDM-së, të cilët do të emërohen ministra në kabinetin e ri qeveritar dhe më pas, KSHZ dhe Kuvendi të verifikojnë mandatin e deputetëve pasues nga kjo listë.

Pika e dytë e rendit të ditës është caktuar vendimi për zgjedhjen e pesë nënkryetarëve të Kuvendit, propozim ky që është kontestuar nga opozita pasi vlerësojnë se nuk ka nevojë për numër aq të madh të nënkryetarëve.

Nga ana tjetër, mandatari për formimin e Qeverisë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se nesër ka gjasa të propozojë në Kuvend kabinetin e ri qeveritar dhe programën për punën e Qeverosë të cilën e kanë harmonizuar përfundimisht mbrëmë grupet punuese të LSDM-së dhe BDI-së.

Afati i fundit për votimin e Qeverisë është 2 shtatori kur përfundojnë 20 ditët që ka pasur në dispozicion Zaev që kur mori mandatin nga presidenti Pendarovski, por më së voni deri të dielën pritet që kjo procedurë të përfundojë. Arben Zeqiri /SHENJA/ 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments